Të mërkurën kombëtarja ukrainase zhvilloi stërvitjen e parë me grupin e plotë në Pragë. Në kryeqytetin çek, aty edhe ku do të zhvillohet sfida e parë e vlefshme për Ligën B, të Nations League, mes Ukrainës dhe Shqipërisë, ishin për herë të parë nën urdhrat e teknikut Rebrov të gjithë lojtarët e thirrur për dy duelet e para. Ukrainasit prej kohësh nuk luajnë në shtëpi, që pas nisjes së agresionit rus mbi ta, ndaj këtë here ata kanë përzgjedhur epet Arena, shtëpinë e skuadrës kampione të Sparta Pragës, për të mirëpritur ndeshjen e pare ndaj kombëtares tone kuqezi.

Rebrov i ka në dispoziicon të gjithë futbollistët, të fundit që u bashkuan me grupin ishin ata që aktivizohen tek gjigandët e futbollit ukrainas Shaktar Donjetsk dhe Dinamo Kiev. Skuadra ukrainase vjen me objektiva të qarta, atë për ta fituar grupin, ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë, Republika Çeke dhe Gjeorgjia.

Përpara sfidës së të shtunës për mediat foli edhe portieri i Benfikës dhe i kombëtares ukrainase Antoly Trublin:

“Ndjehem në formë, kam rikuperuar nga dëmtimi i fundit që kisha. Stërvitja sot ishte shumë intensive. Pas përfundimit të Euro 2024, seicili nga ne pati një ndjesi jo pozitive, pasi sigurisht prisnim më shumë, por ka ardhur momenti të ndryshojmë tablo. Do të japim maksimumin, pasi Nations League është edhe një shans i mirë, për të mbërritur në Botëror, ndaj ky turne nuk duhet nënvlerësuar. Na duhet të përballemi me çdo kundërshtar sit ë jetë një sfidë finale dhe të tregojmë potencialin tone”, përfundoi Trublin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: