Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, tregon se si plehrat në Tiranë bëhen kapicë, ndërsa inceneratori nuk ekziston akoma.

Postimi i Tedi Blushit:

“Të vetmet ‘suksese’ që po le pas ‘Rilindja’ në Tiranë janë malet me plehra që lartësohen. Fatura e këtij pisllëku është mbi 32 milionë euro/vit, taksa që nuk shkojnë për pastrimin, por përfundojnë te inceneratori që nuk ekziston dhe kompania e lidhur me Ndranghetan.

Më 11 Maj është koha t’i fusim fshesën “Rilindjes”, ngrehinës së pisllëkut që ka asfiksuar të gjithë Shqipërinë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb