Siç dihet prej kohësh, Bayer Leverkusen ka si objektiv vazhdimin e kontratës së talentit Florian Wirtz për të siguruar kështu qëndrimin e tij për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, lojtari gjerman nuk është futbollisti i vetëm i repartit ofensiv që klubi kampion në fuqi i Bundesligës dëshiron të fokusohet.
Në qendër të vëmendjes së drejtuesve për një rinovim është edhe Victor Boniface, sulmuesi 23-vjeçar nigerian.
Sipas asaj që raportohet nga Bild, klubi gjerman nuk ka ndryshuar planet për të zgjatur kontratën e nigerianit, tashmë e vlefshme deri në vitin 2028. Synimi është vazhdimi i bashkëpunimit eri në vitin 2029.
(J.S/BalkanWeb)