Horst Köhler ish-drejtor FMN-së u zgjodh në maj 2004 nga Asambleja Federale (Bundesrat) president i Gjermanisë duke pasur në këtë post socialdemokratin Johannes Rau.
Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes Horst Köhler falenderoi për besimin që iu dha dhënë dhe bëri të njëjtin premtim si dhe paraardhësi i tij Johannes Rau, i cili me fillimin e mandatit të tij iu adresua atyre që nuk kanë pasaportë gjermane: “Unë dua të jem president i të gjithë gjermanëve dhe president i të gjithë njerëzve që jetojnë këtu.”
Të gjithë presin tha Këhler, që unë të flas edhe për reforma. Të cilat ai i konsideronte të nevojshme në fushën sociale dhe ekonomike. Horst Köhler u betua si president më 1 korrik 2004 duke shprehur besimin se Gjermania ka forcë të ndryshojë.
Asokohe Angela Merkel, kryetare e unionit kristian demokrat do të shprehej për Köhler, se me zgjedhjen e kandidatit të propozuar prej saj e ka arritur qëllimin. Köhler do të japë një kontribut, që Gjermania të shkojë përpara.
Rizgjedhja e Köhler si president më 2009
Ishte vërtet një rezultat i ngushtë por mjaft i qartë. Me të Asambleja Federale iu përgjigj dëshirës së shumicës së gjermanëve. Presidenti Köhler, që në zgjedhjet presidenciale pesë vjet më parë nuk e njihte thuajse askush, gëzonte ndërkohë përkrahje të gjerë në popull.Të gjitha sondazhet tregonin, se nëse qytetarët gjermanë do të kishin mundësi ta zgjidhnin vetë kreun e shtetit, shumica do t’ia jepte votën Köhler-it. 70 për qind e të anketuarve deklaruan asokohe, se dëshironin një mandat të dytë për presidentin me popullaritet.
Intervista që u bë shkas për dorëheqjen e presidentit
Köhler dha dorëheqjen (31.05) për shkak të një interviste dhënë më 22 maj pas kthimit nga një vizitë në Afganistan.Për radion kombëtare Deutschlandradio Kultur ai pati thënë ndër të tjera, se „një vend i madhësisë sonë dhe me këtë orientim të tregtisë së jashtme duhet ta dijë, se ndoshta në raste të jashtëzakonshme është i nevojshëm edhe angazhimi ushtarak për të mbrojtur interesat tona, si për shembull rrugët e lira tregtare…”.
Karrierë ndërkombëtare pas dorëheqjes
Në vitin 2012 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së atëherë Ban Ki Moon e ftoi atëherë Horst Köhler-in të drejtojë një forum për zhvillimin e objektivave të zhvillimit global. Pasuesi i tij në këtë detyrë Antonio Guterres e emëroi Köhler-in në gusht 2017 të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Saharanë Perëndimore. Detyra e tij ishte të zgjidhte grindjen për të ardhmen e territroit të pushtuar nga Maroku. Në fund të majit 2019 Köhler u tërhoq nga kjo detyrë për arsye shëndetësore. Të dyja palët e konfliktit – qeveritë në Rabat dhe Polisario Front – e pranuan me keqardhjen këtë hap duke i qenë mirënjohës Köhler-it për përpjekjet që kishte ndërmarrë në zgjidhjen e konfliktit.
Köhler në mandatin e parë presidencial kur vizitoi Afrikën pati theksuar, se Afrika luan një rol të rëndësishëm për pasurinë kulturore në botë falë karakterit të saj të veçantë: “Unë nuk pranoj që ky karakter i veçantë të përdoret si arsyetim për luftëra dhe dëbim njerëzish nga trojet e tyre. Kjo nuk do të thotë një ndërhyrje neokolonialiste por një përgjegjësi civile botërore.”
Në gjirin e familjes larg politikës
Köhler që pas tërheqjes si president asnjëherë nuk u pozicionua lidhur me zhvillimet në politikën e brendshme në vend. Mbrojtja e klimës ishte një çështje e rëndësishme për të, gjë që ai e dëshmoi edhe më 2021, kur mori përsipër përfaqësimin e këshillit të parë qytetar në mbarë federatën për politikën e klimës. Një fondacion, që u themelua nga Köhler dhe bashkëshirtja e tij për të nxitur studimet mbi sëmundjet e rralla. Çifti Köhler martuar më 1969 kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Horst Köhler, që ka jetuar mes Berlinit dhe Chiemgau në Bavari lë pas gruan, dy fëmijët dhe disa nipa e mbesa.
(BalkanWeb)