TIRANE

Krimet e Rënda japin masën arrest me burg për Hekuran Hoxhën, 48-vjeçarin që u arrestua pak ditë më parë në Shijak pasi dyshohet se është koka e grupit ‘Avdylaj’ , të cilët u goditën në muajin tetor në kuadër të operacionit “Volvo 4′.

Roni 263x350

48-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, si: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Hoxha, që njihet edhe si “Roni i Shijakut” rezulton të jetë kreu i një grupi të fuqishëm që merrej me trafik droge nga Shqipëria në Itali e Turqi. Ky grup trafikonte kryesisht droga të forta si heroinë. Ky i fundit  dyshohet se ka qenë porositësi i heroinës që prodhohej në laboratorin që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit, ku u gjetën 250 kilogramë heroinë e ku u arrestuan 5 persona.

“Roni i Shijakut” dyshohet se porositi bashkë me Sajmir Gjepalin, heroinën që prodhohej laboratorin e Hasit. Po ashtu dyshohet se ata kanë mbajtur kontakte me biznesmenin Admir Hoxha ( i shpallur në kërkim) për ngritjen e laboratorit të heroinës në Has, i zbuluar në tetor 2018. Hekuran Hoxha është arrestuar edhe në vitin 2009 si i dyshuar për trafikimin e rreth 400 kg heroine në Itali. Ndërsa në vitin 2011 për trafik heroine në Turqi.

Avdylajt e Shijakut u goditën mbrëmjen e 21 tetorit 2018 nga FNSH dhe RENEA në kuadër të operacionit të koduar VOL-VO 4. Në pranga ranë 24 persona mes të cilëve  edhe ish deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko, emrat e të cilëvë dolën nga përgjimet e bandës së Shijakut me banda të tjera në Shqipëri.

(m.a/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb