TIRANE– Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka qenë sot në Lezhë ku ka prezantuar projektin për ndërtimin dhe rikuperimin e lagunës së Kune-Vainit, ku ka deklaruar se një proces i tillë do të ndikojë në zhvillimin ekonomik e social të zonës.
Koka ka shtuar se projekti synon minimizimin e efekteve ndaj ndryshimeve klimatike, si një nga zonat më të prekura në vend, sa kohë që realiteti në ekosistemin e lagunës është i përkeqësuar nga dora e njeriut, erozioni dhe efektet e ndryshimeve klimatike.

Koka i ka bërë thirrje komunitetit lokal të bashkëpunojnë ngushtë në këtë projekt, si përfitim direkt për ta, ndërkohë që ka shtuar se, bashkëpunimi dhe mbështetja e pushtetit vendor do vazhdojë të jetë siç ka qenë.

Projekti për rikuperimin e lagunës Kune-Vain ka një kosto prej 2 milionë dollarë dhe punimet do të zgjasin për 36 muaj, falë financimit të GEF, UNEP dhe Ministrisë së Mjedisit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: