Gjykata për Krimet e Rënda kanë caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për një prej të arrestuarve në lidhje me operacionin e drogës në Durrës, ku u sekuestrua një sasi kokaine. Altin Myslihaka akuzohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, (137 kg drogë) që ishte fshehur në dy kontejner me banane që kishin ardhur në portin e Durrësit.

Po ashtu pritet të caktohet edhe masa për Altin Begën, oficer sigurie në portin e Durrësit, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet G.M, i cili ka në posedim një anije peshkimi.

Ky i fundit, sipas dëshmisë së Begës para oficerëve të çështjes, i kishte kërkuar që të merrte diçka tek të dy kontejnerët, ndërsa e kishte hedhur atë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi kishte kuptuar se ishte një kurth nga policia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: