“Kokaina e sekuestruar dje gjatë operacionin ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare”. Kështu shkruajnë sot mediat greke, një ditë pas operacionit ndërkombëtar të zhvilluar në Greqi dhe Ekuador. Nga aksioni në fjalë, ku u sekuestruan 300 kg kokainë, u arrestuan dy grekë dhe një shqiptar (në Greqi) dhe 6 shtetas të tjerë në Ekuador.

‘Zougla’ shkruan se mafia shqiptare kishte bërë pagesën për drogën, ndërsa shton se ato tashmë janë shtrirë në të gjithë botën. Ndërkohë, mes të arrestuarve, është dhe një shqiptar me emrin Ilia, që i cili rezulton person me precedent penale. Më herët ai është arrestuar në Itali për trafikim të 200 kg marijuanë. Po ashtu, mediat greke raportojnë se dy shtetasit greke, Apostolis Leusis (Toli) dhe biznesmeni Vasilis Spiridonakos, kishin rolin dytësor në këtë trafik, ndërkohë që sot janë arrestuar dhe dy persona të tjerë në Ecuador.

Mësohet se droga u gjet në velieren “Sunset” dhe si destinacion kishte Australinë. Thuhet se aty do të shkarkohej pjesa më e madhe e drogës, dhe pjesa tjetër do të vinte në Greqi. Sakaq, operacioni vijon ende në shtete të tjera të Europës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb