“BalkanWeb” siguron sot një tjetër foto të oficerit të sigurisë së Portit Ardian Bega, i vënë në pranga në kuadër të operacionit “Kuito” i cili u finalizua me sekuestrimin e 137 kg kokainë. Në foto e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, shihet oficeri Bega, i cili mban të veshur uniformën e punonjësve në port.

Whatsapp Image 2019 09 28 At 11.38.03
Whatsapp Image 2019 09 28 At 11.38.03

Oficeri i sigurisë së Portit, Bega, i cili rezulton të ketë përdorur dokumentin e tij për të hyrë e dalë nga Porti, ka pranuar para hetuesve se ka njohje me Malindin dhe ishte pikërisht ai që i kërkoi të hapte kontenierët për të nxjerrë prej andej një ngarkesë.

Një ditë më parë, “BalkanWeb” publikoi një tjetër foto në momentin që nxjerr pakot nga kontenieri në Portin e Durrësit, të futura në një çantë, që e mban në krah. Bega mendonte se në pako kishte kokainë, por në fakt, në to rezultoi të kishte oriz.

Ardiani 265x350

Bashkë me Begën, policia ka arrestuar edhe Altin Mislihakën, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e avokatit shqiptar, Gentian Malindi, pasi të tre këta shtetas kanë rezultuar të jenë pritësit e kokainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb