“Gentiani me kërkoi të shkoja të kontenieret e të merrja një çantë me hekura. E mora dhe ja dërgova në makine. Nuk dija qe kishte kokaine”. Kështu deklaron Altin Myslihaka, i arrestuar në lidhje me kokainën e bllokuar në portin e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e Myslihakës sot në sallën e gjyqit. Ai tha se kishte punuar në varkën e Malindit, i cili është aktualisht i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa shtoi se 2 javë më parë ishte pushuar.

Myslihaka mohoi kategorikisht se kishte lidhje me 137 kg drogën e ardhur nga Ekuadori, në kontejnerin e bananeve.

“Kam qene i punesuar ne anijen e Gentian Malindit. Dy jave me pare me kishte larguar nga puna. Ate nate me kerkoi te shkoja te kontenieret e te merrja nje cante me hekura. E mora dhe ja dergova ne makine. Nuk dija qe kishte kokaine. Mendova se kur foli per hekura e kishte fjalen per ndonje gje qe i duhet per anijen”, tha Myslihaka.

Trafiku i lëndës narkotike ishte pikasur që në Greqi, nga policia fqinje dhe DEA amerikane, të cilët më pas kishin bërë zëvendësimin e 137 kg kokaine me oriz në Portin e Pireut dhe kishin mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontenierit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainë greko-shqiptar. Në pranga aktualisht është Ardian Bega, punonjës sigurie në Portin e Durrësit si dhe Myslihaka, ndërsa Malindi është shpallur në kërkim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: