Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi kokaine. Mediat italiane raportojnë se shqiptari gjatë kontrollit nga policia e ‘tradhtoi’ një radio makinë.


Instalimi i radios në makinë bëri që policia të ngrinte dyshimet, ndërsa gjatë kontrollit brenda saj u gjet edhe sasia e lëndës narkotike.


Mësohet se në mjet ishin 400 gr kokainë, e cila ishte bërë gati për shtije. Tashmë shqiptari, që jetonte në Modena, akuzohet për tregtim droge. Ndonëse nuk bëhet i ditur identiteti i tij, mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë italiane, pasi ka qenë edhe më parë i arrestuar për krime drogë.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb