FIER

Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash, ndërsa në pranga ka rënë një 55-vjeçar.

Burime zyrtare thanë se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pranë një qendre tregtare në Fier, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi G.M., u gjet një pako si ajo e ilaçeve ku brenda së cilës kishte pesë paketime në formë dozash me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(ed.me/BaklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb