Të paktën shtatëmbëdhjetë persona, pjesë e një bande me shqiptarë, që trafikonin kokainë nga Holanda kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje.

Arrestimet e tyre u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Shqiponja e Zezë”, zhvilluar nga policia e Romës në bashkëpunim me Antimafian italiane.

Në këtë operacion, janë sekuestruar rreth 200 kilogramë kokainë dhe armë.

Banda shqiptare, dyshohet se shpërndante lëndën narkotike në sheshet kryesore të Romës. Hetimet vijojnë ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: