Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me kokainë. Mediet fqinje raportojnë se është arrestuar në Reggio Emilia i riu Elton Barameta.

Gjatë aksionit, policia i ka sekuestruar shqiptarit 3 kg e gjysmë kokainë të pastër, 30 mijë euro dhe një automjet. Ndërkohë, mediet e cilësojnë të riun Barameta si “kokën” e trafikut të kokainës në zonën e Reggio Emilia.

Ndërkohë, nëse kokaina që posedonte shqiptari hidhej në treg kapte vlerën e më shumë se 250 mijë euro. Sipas policisë, shqiptari nuk furnizonte me kokainë vetëm tregun e Emilia, por edhe atë të Lombaridsë së Poshtme, mes Lodi, Kremona dhe Mantua.

“Ai nuk e shiste mallin me pakicë, por furnizonte bandat”, ka thënë kreu i policisë në Piacenza, Filippo Sordi Arcelli. Ndërkohë, shqiptari i arrestuar, i cili jetonte prej një muaji nëPiacenza, është mbyllur në qeli, në burgun Novate, në Piacenza, dhe pritet të merret në pyetje nga hetuesit.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb