Nga: ZONJA KATERINA

2 kokë qingji, 10 qepë të njoma, 2-3 hudhra të njoma, 2 tufëza koper, 1 tufë majdanoz, 1 tufëz të vogël spinaq, ½ lgj salcë, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper

Shënim: Sipas dëshirës mund të mos përdorim salcë, por t’a servirim me limon. Pastrohet koka duke e lenë për 2 orë në ujë. Më pas kokën e copëtojmë në katër pjesë ose dhe në 2. Kaurdisim kokën në fillim me vaj, më pas e heqim dhe e lemë mënjëanë. Në po atë yndyrë kaurdisim qepët e njoma dhe hudhrat duke i zbutur me kripë. Pasi qepët të jenë kaurdisur mirë shtojmë spinaqin, erëzat dhe pak salcë. I trazojmë mirë përbërësit dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë në masë të racioneve të kokës. E rregullojmë me kripë dhe piper, e mbulojmë me kapak dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët avash avash. Këtë gatim mund ta shijojmë si një pjatë më vete ose mund ta shoqërojmë me pilaf.

(er.cu/vila24/BallanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb