TIRANË

Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima theksoi në kongresin e parë të kësaj partie se ndërkombëtarët kanë mbështetur politikanët e korruptuar në Tiranë.


Gjithashtu ai tha se partitë e vjetra nuk kërkojnë të zgjidhin krizën, por sipas tij, ata shikojnë interesat e tyre të ngushta  duke vepruar në dëm të qytetarëve.



“Këta baballarët e dinastisë kanë konsumuar shumë sjellje në pushtet. Burrat e dinastisë së re nuk është nevoja të bëjnë premtime dhe të mbajnë të mbyllur sistemin. Nuk kanë gjak të kuq, por kanë gjak të zi. Basha nuk kërkon të zgjidhë krizën, por kërkon tepsinë.

Kriza nuk mund të zgjidhet me pazare. PD me të vetët janë opozita e vjetër, Zgjidhja është opozita e re. Opozita  e vjetër nuk ka qëllim të zgjidhë krizën. Basha e ka ngrënë turpin me bukë dhe nuk kërkon reformë zgjedhore. Iu ka ikur tinzërisht të gjithave. Kërkesa për një qeveri tranzitore e drejtë, por gjithashtu edhe largimi Ramës është i drejtë, por kjo nuk do të zgjidhë krizën.

Kriza ka tri ndikime të qarta. Komprometon integrimin në BE, bllokon reformën në drejtësi si dhe bllokon reformimin e zgjedhjeve dhe këto  iu shërbejnë të dy ja palëve. Janë të dyja palët që janë vjedhëse dhe trafikante të votave. Zgjidhja nuk bëhet farsë me asnjë palë, por ajo është besnike e interesave të popullit.

Në pushtet grabisin vendin nga PPP-të. Populli shqiptar është më evropian se edhe vetë europianët, por Europa dhe ndërkombëtarët ka qëndruar në krah të politikanëve të korruptuarve. Kriza është e rrezikshme dhe vendi rrezikon të shkojë në kaos. Kjo është krizë e mospërfaqësimit të popullit dhe rrënjët i ka tek zgjedhjet. Tejlkalimi i krizës kërkon një pakt kombëtar, përndryshe ky vend do të vijojë të braktiset dhe do të thahet në çdo burim”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb