Koço Kokëdhima, një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës zgjodhi sot studion e “A Show” në News 24 për të folur për të, për kapitullin që kryeministri zë në historinë e vendit. Si u takuan? çfarë ndodhi mes tyre, pse u thye miqësia e dikurshme? Këto dhe të tjera pyetje kanë marrë sot përgjigje.

Adi Krasta i ndaloi të fliste për kanabisin e partinë e tij, por e drejtoi ekskluzivisht tek pyetjet e forta, pyetjet që i interesonin publikut. Ai thotë se e njeh mirë Ramën dhe thotë me bindje që kur ska pushtet është djali më i mirë i Tiranës, por kur ka pushtet kthehet në një njeri pa zemër.


Kush ka ndikuar më shumë në miqësinë tende dhe Ramën, nuk po të them kush është përdorur më shumë?

Kokëdhima: Unë mendoj që gjithmonë takimet e mia me Ramën kanë qenë takime pa hyrje e dalje. Ka pas nevojë gjithnjë për një takim, kam biseduar gjithnjë për një përmbajtje konkrete
Si e lexon ti sot këtë gjë?
Kokëdhima: Unë Ramën nuk e kam parë si një gjë që më përket mua por si një figurë politike të së majtës. E kam parë për rolin dhe kontributin që mund të jepte tek e majta. Nuk e kam parë si mik por në mënyrë tendencioze në kuptimin e një interesi madhor që mund të luante ai në politike.

E ka luajtur?
Kokëdhima: E kam takuar kur ishte bërë ministër i Kulturës pastaj u bë kryetar bashke me iniciativën e Metës. E kam njohur ministër Kulture ndërkohe që kryeministri rrinte kazinove kur mbyteshin njerëz
Dhe vendose të mbështesësh këtë prurje të re?
Kokëdhima: Rama është dështim i madh, zhgënjim i madh. Ai është shëmbëlltyra më e errët e qeverisjes së Shqipërisë. Besoj të jetë kapitulli i fundit më i vështirë i këtij tranzicioni
Disa thotë që Koço është një “limon i shtrydhur” dhe shan tani…
Kokëdhima: Unë rrethohem nga njerëz që i dua dhe me duan merrem me politikë, biznes, art. Nuk jam i zemëruar as me Ramën, Sailun, Ilirin. Nuk kam ngarkesë personale me asnjërin prej tyre. Sigurisht që do të doja shumë që ky njeri që kur s’ka pushtet është dëgjues shumë i mirë, ndërsa në pushtet s’ka zemër, vesh, njerzillëk, sy, s’ka asgjë. Kur s’ka pushtet është djali më i mirë i Tiranës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: