TIRANE

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24 kreu partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhima komentoi situatën e fundit politike, krijuar pas djegies së mandateve parlamentare nga deputetët e opozitës.


“ Një gjë është situata politike, marrëdhëniet me institucionet, gjendja e parlamentit dhe një tjetër, më e rëndësishme, situata ekonomike e vendit, papunësia e lartë, niveli i lartë i eksodit, njerëz janë duke ikur e të tjerë presin të ikin. Një ekonomi e frustruar, një popull pa shpresë, i braktisur i keq qeverisur që përballet me një korrupsion të tmerrshëm, endemik në çdo qelizë të shoqërisë dhe një shtet që nuk i shërben e nuk është aleat i tij.” – u shpreh Kokëdhima



Kokëdhima tha se PD e LSI kanë humbur besimin në popull, ndërsa tha se PD , LSI dhe PS janë njësoj përgjegjëse për dështimin në këto 30 vite.


“PD dhe LSI e kanë humbur besimin e popullit, kanë bërë gjithë të këqijat mbi të. Kanë qeverisur së bashku, e kanë bërë gjithë të këqijat që sot tregojnë për qeverisjen aktuale. Rrënjët e shkatërrimit të demokracisë në vend janë te keqqeverisja e PD e LSI dhe e PS. Janë njësoj përgjegjëse për dështimin në këto 30 vite. Këto nuk duan zgjedhje të lira e të ndershme, gënjejnë. PD është varrosësja e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Është ajo e para mëkatare në këtë vend. Njerëz të thjesht si kuptojnë çështjet në këtë, por duhet të dinë se kudo shpresat e tyre janë të lidhura me politikën. Politika kushtëzon gjithë jetën e popullit. ‘Zgjidhja’  i ka kërkuar PD që të mos vijojë rrugën për shkatërrimin e këtij shteti ” – u shpreh Kokëdhima, ndërsa akuzoi drejtuesit e tre partive politike si grabitës së sovranitetit të popullit.

Kreu i ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdima  i konsideroi militantët e partive të vjetra si armiq të interesave të tyre e familjeve të tyre.

“Ky është vulgu  më i errët i Shqipërisë, vulgu më i keq, janë armiq të Shqipërisë, të lirive të tyre, të interesave të familjeve të  tyre,  të Atdheut të tyre, sepse në demokraci roli i qytetarit është një rol shumë i madh. Këta njerëz i lejojnë autokratët të na uzurpojnë të drejtat e të na shtypin. Për ca i ndihmojnë këta servila autokratët, për ca i ndihmojnë, për të bërë këtë vepër të keqe që është një turp një historinë e Shqipërisë. Është një turp i madh, duhet të na vijë turp që jemi shqiptarë kur ne pranojmë dy batakçinj, dy – tre horra të na vënë çizmen në qafë si popull. Ç’do të thotë kjo, si mundet të pranojë një popull një gjë të tillë? “ – theksoi Kokëdhima, ndërsa tha se sistemi mund të reformohet vetëm me presion mbi autokratët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb