Kreu i partisë ‘Zgjidhja’ ka reaguar lidhur me vendosjen e ushtrisë në aeroportin e Rinasit, pas grabitjes së të martës. Për ish-deputetin Kokëdhima masa ngjarja e rëndë tregoi edhe një herë se territori i Republikës, pasuritë dhe objektet strategjike të vendit nuk janë më aspak të sigurta dhe as nën kontrollin e institucioneve, që votohen dhe paguhen nga populli shqiptar, ndërsa ngre disa pyetje.

“Përse institucionet shqiptare, nuk kanë fuqi përballë këtyre “bizneseve”?

Kush i kontrollon dhe si është situata me këta koncesionarë e PPP, në fusha të tjera? Përse nuk ka asnjë transparencë?

Sa të sigurtë janë Porti i Durrësit dhe depozitat e hidrokarbureve aty, në Porto Romano dhe në Ballsh?

Kush e kontrollon koncesionin e Checkup-it; sa reale janë analizat e tij; sa njerëz janë shpëtuar, apo sa të tjerë janë marrë në qafë?

Kush i kontrollon koncesionet e inceneratorëve dhe landfillëve; me çfarë teknologjie janë bërë e do të bëhen; a janë brenda parametrave të BE-së me teknologjinë e duhur që minimizon rrezikun, për shëndetin e banorëve?

A mbikëqyren dhe si koncesionet dhe PPP-të e ndërtimit dhe mirëmbajtjes të rrugëve nacionale; me çfarë cilësie po ndërtohen dhe sa të sigurta do të jenë për jetën e qytetarëve?”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb