VLORE

Nendrejtori i Kadastres se Vlores Taulant Canameti do te jete ne krye te këtij institucioni deri ne emerimin e nje drejtori te ri. Pas doreheqjes se drejtoreshes së tretë Elona Hodaj, Canameti eshte komanduar perkohesisht drejtor i kadastres se Vlores. Canameti ishte personi qe pati perplasje me drejtoreshen Elona Hodaj, pasi të dy dhane vendime të kundërta për një vendim te gjykatës së lartë, që ndalon çdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdetin e jugut.


Canameti firmosi bllokimin per pronen ne bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykates se Larte, ndersa Elona Hodaj, e anuloi firmen e tij me argumentin se nuk e kishte autorizuar. Është regjistrimi i kësaj prone ne bregdet po mban peng ecurine e punës së ketij insitucioni. Me nje vendim te Gjykates se larte, kjo prone duhet te bllokohet e te mos vijojne procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit kishte vendosur vijimin e këtyre procedurave. Zbatimi i vendimit të gjykatës së lartë duket se ka qene shkak i dorëheqjes së 3 drejtorëve brenda 1 muaji.

I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zevendesua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt. Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo shëndetësore. Por mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim që ndalon cdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, vecse të firmosin dorëheqjen.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb