Përzgjidhen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, të cilët do të shqyrtojnë ankesat e partive, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë një mandat 4 vjeçar.

Përmes shortit me gogla, në listën me 95 kandidatë, janë përzgjedhur si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, gjyqtarët:

1-Ornela Naqellari
2-Alma Kodraliu
3-Iliba Bezati
4-Entela Shedula
5-Enkel Peza
6-Rexhep Bekteshi
7-Artan Çupi
8-Lutfie Celami

Kolegji Zgjedhor është një prej hallkave të institucioneve që administrojnë ankesat lidhur me zgjedhjet.

Pas vendimeve të KAS, palët në një proces zgjedhor i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për pretendimet e tyre, duke përmbyllur kështu procesin e ankimeve lidhur me zgjedhjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb