Merkatoja e verës do kohë që të hapet, por klubet që pretendojnë të marrin pjesë në Kupat e Europës e kanë nisur punën prej kohësh, në mënyrë që të jenë gati kur të fillojnë përgatitjet. Zërat e parë të merkatos tregojnë se ka një duel të hapur mes Partizanit dhe Kukësit, që kërkojnë t’i rrëmbejnë njëritjetrit elementë të skuadrave të tyre.

Nëse kapiteni i Partizanit, Idriz Batha, nuk rinovon me “demat”, ai pritet që të kalojë në Kukës, pasi flitet se ka një parakontratë mes palëve. Por Partizani nuk do të rrijë duarkryq, pasi edhe “demat” kanë në plane lojtarë të verilindorëve.

Kundërpërgjigjja e kryeqytetasve ndaj Kukësit parashikohet të jetë portieri Enea Koliçi, i cili, ashtu si kapiteni i Partizanit, del i lirë në fund të sezonit. Prej javësh Koliçi e ka humbur rolin e titullarit te Kukësi dhe për këtë thuhet se ka ndikuar mosgatishmëria e portierit për të rinovuar

Panoramasport: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-kolici-eshte-kunderpergjigjia-e-partizanit-te-kuqte-nuk-rrine-duarkryq/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb