Franca fiton sfidën ndaj Belgjikës. “Gjelat” fituan me vështirësi 1-2 ndaj blegëve, duke marrë kështu 3 pikë shumë të rëndësishme, që e mbajnë ende në “luftë” për vendin e parë në grupin A2.

Skuadra e Didier Deschamps u udhëhoq nga një super Kolo Muani, i cili me një dopietë ishte vendimtar në këtë sfidë. Një fitore që zbeh polemikat e prag sfidës, mbi mosgrumbullimin e kapitenit Kylian Mbappe.

Sfida nisi më mirë për vendasit, që madje patën edhe shansin më të mire për të kaluar në avantazh me Tielemans, i cili gaboi një 11 metërsh. 11 metërsh të cilin e shndërroi në gol Kolo Muani për transalpinët 12 minuta më vonë. Skuadra e Tedescos nuk u dorëzua teksa gjeti barazimin në kohën shtesë me Opendën.

Pjesa e dytë ishte edhe më e ekuilibruar, por “gjelat”u treguan pragmatistë teksa shënuan golin e epërsisë me Kolo Muanin sërish në minutën e 62. Belgët tentuan deri në fund të gjenin sërish rrugën e barazimit të rezultatit por nuk i’a dolën, pavarësisht se Franca luajti 15 minutat e fundit të sfidës me 1 futbollist më pak, pas daljes nga loja me kartonin e dytë të verdhe, të mesfushorit madrilen Tchouameni.

Një fitore e mundimshme, por tepër e rëndësishme për skuadrën e Didier Deshcamps që e komentoi kështu fitoren e të tijëve: “Në 20-25 minutat e para ishim të shokuar, Belgjika na vendosi goxha nën presion, ndërsa ne bëmë shumë gabime me topin. Megjithatë në vijim të sfidës arritëm të gjenim zgjidhjet e duhura dhe çdo gjë për fat na shkoi shumë mire. Kolo Muani është një futbollist që ka shumë vetëbesim dhe me një profil shumë specifk. Ai godet shumë mire me kokë dhe me ekipin tone ka qenë shpesh here i suksesshëm”.

Franca me këtë fitore ngjitet në kuotën e 9 pikëve, në vendin e dytë me vetëm 1 pikë më pak Italisë kryesuese. Ndeshjet e Nëntorit e mbi të gjitha sfida direkte Itali-Francë do të vendosë me shumë gjasa edhe se cila skaudër do të fitojë këtë grup.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: