KOSOVË

Gazeta serbe “Illustrovani List” kishte publikuar më herët fotografi të kolonializimin të Kosovës me rusë dhe serbë.

FMimages.net për herë të parë sjell foto-dokumenta të kolonizimit të Kosovës , nga serbët, rusët dhe malazezët në vitin, 1920. Ky proces i kolonizimit ka vazhduar deri në vitin 1940 dhe është shtrirë në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në ato treva ku popullësia ishte 100% shqiptare.

Me ripushtimin e Kosovës, në vjeshtë të vitit 1918 dhe vendosjen e pushtetit serbo-malazez e vënien në funksion të aparatit të veçantë administrativo-politik, administrata shtetërore e ushtarake, krahas organizimit të operacioneve ndëshkimore, të dhunës, terrorit, vrasjeve, dënimeve të mëdha etj., në të njëjtën kohë filloi një presion politik për shkombëtarizimin e popullatës shqiptare me metoda të ndryshme. Qarqet drejtuese të Beogradit rifilluan politikën e vjetër shoviniste,

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pushteti menjëherë filloi organizimin administrativ në Kosovë dhe vise të tjera për zbatimin e kolonizimit dhe reformës agrare. Regjimi i mbretit Aleksandër në vitin 1920 e ka përpiluar programin special për pastrimin e territoreve etnike shqiptare. Duke u bazuar në atë pogram, ushtria serbe dhe xhandarmëria kanë bërë krime të paparë, duke i djegur 182 fshatra shqiptare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb