Pas protestave ku banorët e Qafëzezit akuzuan komisionet për selektim mbi bindje politike dhe vlera qesharake, specialistë të emergjencave civile së bashku me komisionet e bashkisë Kolonjë kanë nisur rivlerësimin për masën e dëmeve dhe dokumentimin e tyre.

Që prej ditës së sotme grupet e verifikimit dolën në terren për të rishikuar dëmet prej të cilave banorët u shprehen këmbëngulës që prej fillimit të daljes së listës nga ku kishin përfituar pak banorë dhe në një vlerë tejet qesharake.

Mësohet se janë mbi 80 familje që kanë paraqitur ankesë për vlerën e ulët të dëmshpërblimit. Procesi i rivlerësimit nuk ka një datë të caktuar se sa do të zgjasë ndërkohë që banorët janë në pritje të vlerës së re të shtëpive të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb