Përfaqësuesit e autoriteteve kolumbiane dhe gueriljet e FARC-it do të mblidhen sot në Kube për të proceduar në një diskutim serioz procesin e paqes, ndërprerë që prej dy javësh pas rrëmbimit të një gjenerali, njoftoi presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos.

Një delegacion qeveritar u prit dje në Havana, vendi pritës i bisedimeve me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), pas lirimit të oficerit të lartë nga rebelët marksistë.

“Ata kanë dy ditë për të parë se në çfarë pike ndodhet procesi, për të ditur se deri ku do të shkojnë dhe për të bërë një diskutim serioz dhe objektiv të procesit”, deklaroi Santos gjatë një emisioni televiziv.

Takimi i parë është parashikar të martën për të vlerësuar mënyrat për një rifillim zyrtar të negociatave, hapur që prej dy vjetësh në kryeqytetin kubanez, theksoi ai.

Këto diskutime, që zhvillohen pa armëpushim, parashikojnë zgjidhjen e konfliktit më të vjetër të Amerikës Latine që ka shkaktuar 220 000 të vdekur dhe 5,3 milionë të zhvendosur në një gjysmë shekulli, sipas shifrave zyrtare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: