TIRANË

Sot ministrja e Arsimit ka komanduar si rektor të Universitetit të Tiranës Bernard Dostin. Komandimi i tij vjen pas pezullimit nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar ish-deputeti demokrat Luciano Boçi. Ky i fundit me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se me këtë vendim, Edi Rama i vuri minat autonomisë universitare.

“Edi Rama me këtë vendim i ka vënë minat autonomisë universitare. Vendimi për të emëruar një rektor të ri është antikushtetues dhe në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë. Ministrja nuk ka kompetencë të vendosë një rektor të ri, pa pritur vendimin e Presidentit të Republikës. Rama bëri atë që nuk e bëri dot Shullazi. Në lidhje me këtë rast të paprecedent, Ministrja e Arsimit duhej shkarkuar. Mbrojtja e saj tregon haptazi se Edi Rama kërkon të kapë universitetin”, tha Boçi.

Luciano Boçi theksoi se Rama mund të vjedhë ndonjë tender universitar, por kurrsesi nuk ka për t’ju mbyllur gojën studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb