“Nuk ka probleme nga reshjet! Dje kishim probleme në rrugën e Dukagjinit, sot është normal pas ndërhyrjeve! Shkarkimet janë në rrjedhë normale”. Kështu deklaron prefekti i Shkodrës Çesk Millja në një prononcim për mediat.

Ai ka mohuar të ketë rrezik për përmbytje në Shkodër, njoftim i dhënë pak ditë më parë nga IGJEUM.
“Janë reshje normale, situata normale, kemi marrë masa. Komani dhe Fierza në nivele normale. Sqaroj qytetarët në Malin e Zi se s’do ketë përmbytje duke qenë se mediat atje kanë dhënë njoftimin e IGJEUM”, tha Millja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb