Pjesëmarrja në Botëror me ekipin kombëtar padiskutim që është ngjarja me më shumë kuptim në karrierën e një futbollisti, aq më shumë kur je vetëm 20-vjeç.

Kjo i ka ndodhur futbollistit të Manchester United, Marcus Rashford, i cili ka parë emrin e tij në listën me 23 futbollistët që Garreth Southagate ka dorëzuar sot për Botërorin.

Sulmuesi i talentuar ka vendosur të falënderojë dikë për këtë ngjarje, por siç mund të pritej në këtë rast nuk është trajneri i Aglisë, por mamaja e tij.

Në anë të një statusi në rrjetet sociale Rashford ka shkruar: “Pas vitesh që më ke qëndruar pranë si në të ftohtë ashtu edhe në shi, mama ne po shkojmë në Botëror.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb