Ka mbërritur para pak çastesh në stadiumin “Elbasan Arena” kombëtarja e Izraelit e cila sonte kundër Shqipërisë do të tentojë të nisë me këmbën e mbarë fushatën eliminatore të Ligës së Kombeve.

Autobuzi me të gjithë pjestarët e ekipit i është afruar impiantit sportiv, ndërsa është pritur nga disa tifozë të cilët mbanin flamurin e Izraelit në dorë.

Tifozet Nga Izraeli
Tifozet Nga Izraeli

Kujtojmë se si Izraeli ashtu edhe Shqipëria nuk janë kundërshtarë të panjohur për njëri-tjetrin, pasi kombëtaret janë përballur në eliminatoret e fundit të Botërorit. Nga një fitore për secilën skuadër në transfertë, 0-3, ndërkohë që sot do të kërkohet revanshi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb