Me takimin kundër Francës, Kombëtarja kuqezi e mbylli fushatën eliminatore të Euro 2020 dhe për disa muaj nuk do të ketë më angazhime madhore deri në fillimin e Ligës së Kombeve në shtator.


Ndaj, tifozët tashmë janë gati të përqafojnë Kampionatin Shqiptar të Futbollit. Kështu, Kategoria Superiore, e cila qëndroi pushim këtë fundjavë për shkak të angazhimit të përfaqësueses, do rikuperojë ritmin e saj me javën e 13-të, e cila do të luhet në dy ditë.


Të premten, në orën 18:00, Partizani do të presë Laçin në “Selman Stërmasi”, Kryeqytetasit dhe kampionët në fuqi duhet të lënë pas atë hap fals në Vlorë, por përballë do kenë kurbinasit që me Cungun duket se kanë rigjetur veten.


Të shtunën dotë luhet pjesa tjetër e takimeve, dy prej të cilëve në orën 13:30. Kukësi do të presë Bylisin në një sfidë shumë interesante, ndërsa në Vlorë do luhet “derbi” i dy vendeve të fundit, me Flamurtarin që pret Luftëtarin. Në orën 16:30 në Korçë luhet sfida Skënderbeu-Tirana, ndërsa në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Teutën. Ja kalendari i plotë i javës:

Java e 13-të

Të premten
Partizani-Laçi 18:00

Të shtunën
Kukësi-Bylisi 13:30
Flamurtari-Luftëtari 13:30
Skënderbeu-Tirana 16:30
Vllaznia-Teuta 16:30

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb