Shqipëria do të luajë të hënën takimin e dytë në Ligën e Kombeve pas fitores me rezultatin 1-0 ndaj Izraelit. Trajneri Kristian Panuçi ka vendosur që të mos humbasë kohë për përgatitjet e ndeshjes së radhës. Edhe e shtuna, ka nisur me stërvitje për Kombëtaren, ku në “Elbasan Arena” Panuçi i ka detyruar futbollistët që të kryejnë një seancë stërvitore atletike. Megjithëse takimi do të luhet ditën e hënë, Kombëtarja jonë do të fluturojë drejt Skocisë vetëm një ditë para. Ditën e dielë, pritet që në Shqipëri të ketë edhe një seancë stërvitore dhe më pas, skuadra do të niset drejt ishullit britanik, aty ku do të provojë të bëjë surprizën ndaj të besuarve të MekLish që në këtë takim vijnë me disa mungesa. Të premten, Skocia u mposht me rezultatin 0-4 në miqësoren me Belgjikën. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb