Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, analizoi triumfin 1-2 që Shqipëria arriti në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës.

“Sot ishte një fitore e merituar, skuadra luajti shumë mirë, në të dyja fazat e lojës. Krijuam raste. Sot skuadra më pëlqeu shumë, skuadra luftoi, një fitore e merituar. Laçi më pëlqen shumë, do ta veçoja, është një lojtar dinamik, që e sulmon portën.

Edhe Manaj bëri ndeshje shumë të mirë, u sakrifikua shumë. Meritonte të shënonte. Sot skuadra e meritoi fitoren. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Shpresoj të ecim në këto ritme. Nuk e mendoja që do të fitonim. Shpresoja t’i jepnim vazhdimësi prezantimeve të mira. Shënuam gola, kishim raste, e fituam ndeshjen me shumë meritë.

Për mua lojtari më i mirë ishte Ismajli, i cili vinte pas një momenti jo të mirë psikologjik. Paraqitje dinjitoze edhe për Manaj, Laçin”, u shpreh Bogdani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb