Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur grumbullimin në prag të dy sfidave të fundit në eliminatoret e Euro 2020 kundër Andorrës më 14 nëntor dhe Francës tre ditë më pas. Një ditë më parë trajneri Edi Reja publikoi listën e zgjeruar me 26 futbollistë, si dhe një listë pritje me tetë lojtarë të tjerë. Një risi kjo që mban firmën e teknikut italian dhe që konfirmon faktin se në përfaqëusesen kuqezi ka një prurje të madhe nga një brez tjetër futbollistësh, shumica e të cilëve e rritur dhe e formuar në Europë. Jo vetëm kaq. Edi Reja mund t’I lejojë vetes shumë zgjedhje, pasi gjen një skuadër në formë.

72777031 2366080020157880 6642410671247982592 N
72777031 2366080020157880 6642410671247982592 N

Nga porta, në mesfushë dhe sulm, tekniku mund të ketë shumë interpretues për skemat e tij. E lehtë zgjedhja në portë, ku Strakosha, Berisha e Hoxha janë protagonistë me skuadrat e tyre të klubeve. I njëjtë diskutimi edhe në mbrojtje. Gjimshiti është titullar i padiskutueshëm tek Atalanta. Ismjali po ashtu, ndërsa edhe Dermaku vjen në këtë grumbullim pas një paraqitje të shkëlqyer me Parmën në javën e fundit të Serie A. Ndërkohë, pas dëmtimit Reja do të ketë edhe shërbimet e kapitnit Elseid Hysaj. Mesfusha ka qenë një nga pikat më të forta në sfidat e fundit, por ky repart pasurohet me të rikthyerit Xhaka e Ndoj që i japin trajnerit më shumë alternativa.

72149939 2366079833491232 8950228678223069184 N
72149939 2366079833491232 8950228678223069184 N

Mungesa e madhe e njohur në sulm është ajo e Sokol Cikalleshit. Sërish jashtë edhe Sadiku, ndërsa përveç Roshit, Edi Reja do të ketë në dispozicion edhe një tjetër lojtar të shpejtë si Uzuni. Risia më e madhe është Florian Kamberi. Debutues me ngjyrat kuqezi, sulmuesi që luan me Hibernian ka fituar ftesën falë paraqitjeve të shkëlqyera me Hibernian në këtë sezon të kampionatit skocez.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: