ZVICER- Kombëtarja shqiptare ka zbritur për tetë vende në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA. Kombëtarja shqiptare e ka përfunduar vitin 2014 në pozitën e 58-të, duke rënë për tetë pozita, në krahasim me renditjen e publikuar nga FIFA në muajin e kaluar.

Kuqezinjtë, një muaj më parë kishin 577 pikë dhe renditeshin në pozitën e 50-të, ndërsa në renditjen e publikuar nga shtëpia e futbollit botëror të enjten, ekipi i Gianni De Biasit e gjen veten tetë pozita më poshtë, me vetëm 543 pikë.

Renditja e FIFA-s për 10 vendet e para:

1. Gjermania 1725 pikë
2. Argjentina 1538
3. Kolumbia 1450
4. Belgjika 1417
5. Holanda 1374
6. Brazili 1316
7. Portugalia 1160
8. Franca 1160
9. Spanja 1142
10. Uruguai 1135

 

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb