Një çmenduri e vërtetë, pa frikë, i tillë mund të konsiderohet interesimi i tifozëve për të parë live Shqipërinë më 12 tetor në “Air Albania”. Dëshiria për të qenë të pranishëm ndaj Republikës Çeke, për të mbështetur djemtë kuqezi, këtë herë kaloi çdo kufi. Mbi 200 mijë kërkesa për të rezervuar një biletë online, një procedurë e cila nisi dhe mbaroi pa e kuptuar, zyritarisht brenda 4 orësh, por në këtë hark kohorë, në pjesën më të madhe, faqja zyrtare nuk punonte, binte vazhdimisht nga fluksi i madh.

Bileta
Bileta

Prej ditësh, ende pa u hapur shitja e biletave, tifozët qëndronin online, me mijëra, duke pritur për që të niste kjo procedurë. Jo “Air Albania”, për këtë sfidë nuk do të mjaftonte as një stadium si “Camp Nou”, për të mirëpritur të gjithë tifozët, thjeshtë ata që mund të kenë kapur sistemin hapur qoftë dhe për pak minuta mund të konsiderohen me fat.

Bileta Oniline
Bileta Oniline

Kjo situatë ishte e pritshme duke parë atmosferën që është krijuar. Prej kohësh mungonte një entuziazëm i tillë, por Sylvinho dhe djemtë në fushë, kanë ndezur në maksimum pasion rreth ekipit përfaqësues. Shqipëria është shumë pranë sigurimit të një biletë për në “Euro2024”, një objektiv që pritet të marrë formë në sfidën ndaj Republikës Çeke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb