Fill pasi shkarkojë C.Panuccin, Armand Duka ka nisur një fushatë të vërtetë për të gjetur pasuesin e italianit. Negociata, oferta, kërkesa, shumë takime për ti dhuruar Kombëtares një timonier të ri. Presidenti i FSHF po shfrytëzon statusin e tij si presoni i vetëm përgjegjës për të përzgjedhur e trajnerin. Nga Shkodra, Duka sërish nuk jep një emër konkret por shprehet i bindur se trajneri dhe stafi i ri teknik do të zgjidhen javën e ardhshme:

“ Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Duka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb