Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore të marsit ndaj Greqisë.

Kuqezinjtë janë grumbulluar prej të hënës, ndërsa ditën e djeshme kanë qëndruar në Korçë, ku kanë zhvilluar edhe një seancë stërvitore në stadiumin “Skënderbeu”.

Sakaq, pasditen e sotme lojtarët zhvilluan seancën e fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, “Serres Municipal”, duke i dhënë fund përgatitjeve për këtë takim.

Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi.

Takimi Greqi U-21 – Shqipëri U-21 do të luhet nesër në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb