Numri një i stolit të Shqipërisë U21, Alban Bushi ka dhënë mendimin e tij sa i takon situatës te përfaqësuesja e të rinjve. Bushi, u shpreh se grupi është mjaft i fortë dhe se ka pritshmëri të mëdha për të ardhmen.  Ndër të tjera, Bushi tha se për shkak të cilësisë së futbollistëve, kombëtarja A ka marrë shumë lojtarë.

“Ekipi A ka marrë shumë lojtarë nga ne dhe mbase na ka penalizuar. Mbaj mend që në ndeshjen me Malin e Zi kishim mungesa dhe u penalizuam nga mungesa e Medon Berishës. Ne duhet të zinim një vend sa më të lartë dhe po të ishim të çmendur do të thonim që do të dilnim në vend të parë. Por ne ja dolëm mirë, një trajner i mirë nuk duhet vetëm të marrë 3 pikë por të mësojnë të luajnë edhe mirë, bukur, iu them djemve që nuk na bën punë vetëm aq.

Por duhet të paraqitemi mirë, të bëjmë aksione të mira, pasi nëse nuk i bëjmë atëherë nuk duhen. Disa lojtarë që kanë kaluar tek Kombëtarja A, iu kemi bërë mirë këtu tek U-21. Ka qenë e vështirë dhe kemi kaluar një tranzicion të madh, mungon futbolli i rrugëve këtu, jemi shumë larg futbollit dhe shihet cilësia e futbollistëve në Seria A etj. Falë zotit ka shumë shqiptarë jashtë vendit dhe skautët po bëjnë një punë të mirë, klubet shqiptare lënë shumë për të dëshiruar te akademitë, nuk e di pse nuk punojnë ashtu si duhet, s arrij ta kuptoj, lë shumë për të dëshiruar kampionati i fëmijëve.

Objektivi nuk kanë qenë pikë, por ne si staf duam të kualifikohemi, që të luanim bukur dhe mirë. Duhet të ecim hap pas hapi sepse kundërshtari është më lart se ne, plus dhe fati ndonjëherë ndikon. Psh ne Finlandën e dominuam por duhet të përmirësohemi dhe duhet të bëjmë më mirë ndeshjen e radhës. Pavarësisht se në letër nuk jemi favoritë, unë them se ccdo herë do të jemi favorit për tu kualifikuar”, deklaroi ndër të tjera trajneri Bushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb