Nuk do të besoni që një gotë qumësht mund të jeta fatale nëse e pini në një kombinim të caktuar. Pijet më të zakonshme si çajet, kafet ose lëngjet mund të reduktojnë dukshëm efikasitetin e ilaçeve që pini, ndërsa në disa raste mund t’jua dëmtojnë edhe shëndetin. Prandaj, bëni kujdes se çka pini dhe shikoni se cilat kombinime mund t’i shmangni.

Statinet dhe nja pesëdhjetë ilaçe nuk guxojnë të pihen me lëngun nga grejpfruti, transmeton Koha.net. Problemi është edhe më i madh për shkak të faktit që efektet e këtij lëngu citrusi zgjasin më shumë se 24 orë, prandaj thjesht nuk duhet ta pini.

Lëngu i shegës ka enzime të caktuara të cilat në mënyrë shume efikase anulojnë veprimin e disa ilaçeve për tension të gjakut.

Kalciumi mund të ketë efekt negativ në veprimin e ilaçeve për gjëndrën tiroide, ashtu që është e nevojshme të pritet të paktën katër orë në mes marrjes së ilaçit dhe konsumimit të cilësdo pije të pasur me kalcium.

Nëse merrni efedrina, amfetamina ose ilaçe për astmë, me çdo kusht shmangeni kafen, pijet energjike ose çajin e gjelbër për shkak të ndërveprimit të dëmshëm të kafeinës dhe stimulatorëve.

Pijet sportive janë të pasura me kalium, prandaj mund të jenë kombinim shumë i rrezikshëm me disa ilaçe për zemër dhe tension të gjakut, dhe e njëjta gjë vlen edhe për bananet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: