DURRES

Edhe pak ditë na ndajnë nga premiera e komedisë së zezë “Rruga pa emër” e regjisorit rumun Vlad Trifas, që do të shfaqet të hënën e javës së ardhshme në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Ajo është shkruar ekskluzivisht për trupën e Durrësit nga autori Cosmin Pana.

Pas gati 2 muajsh punë, thuajse gjithçka është gati, ndërsa trupa e aktorëve flet për një shfaqje të veçantë, që do të vijë për publikun durrsak.

Për herë të parë në kaq vite pune në teatër, ata kanë zhvilluar audicione, para se t’u përcaktohej roli. Bashkëpunimin mjaft të mirë me regjisorin e huaj e dëshmojnë edhe përmes batutave.

Entusiazmi që karakterizon në këto ditë të fundit gjithë trupën premton për një shfaqje, që do të rrëmbejë vëmendjen e publikut.

Komedia “Rruga pa emër” sjell për publikun mjaft risi si në skenografi ashtu edhe në mënyrën e konceptimit të marrëdhënies së aktorëve me skenën e transformuar nga formati tradicional i teatrit klasik. Kjo është hera e tretë në historinë e tij 71-vjeçare, që teatri i Durrësit realizon një bashkëpunim me regjisor të huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: