TIRANE- “Shtëpia pa dritare”, që në qendër ka një njeri, i cili mendon që ka ndërtuar gjithçka për jetën e vet dhe madje ka ndërtuar edhe një shtesë shtëpie, të cilën do ta japë me qera për të siguruar disa të ardhura më shumë, do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtare në datat 20-25 Dhjetor.

Premierë e autorit Saimir Gongo, “Shtepia pa dritare”, është përzgjedhur si pjesë e sezonit artistik, do të ngjisë në skenë aktorë të njohur të teatrit.

Në rolet e veprës do të luajnë aktorët Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Eva Alikaj, Gerti Ferra, Ergys Çekrezi, Enkel Gurakuqi, Indrit Çobani. Komedi e Saimir Gongos, “Shtëpia pa dritare” sipas sinopsit të shkruar për premirën flet për politikanë dhe politika, për të ardhmen Europiane të atdheut dhe sfidat e mëdha me të cilat duhet të përballemi, luftën për korrupsionin dhe drejtësinë, për informalitetin dhe taksat e pa dhe të paguara, për gjithçka dhe të gjithë.

Një gjë e vogël pastaj është harruar dhe me të drejtë në këtë furtunë informacioni.

Një komedi që trajton temën e vështirësive në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme. Shfaqja fokusohet në luftën e përditshme të heroit të paemër, qytetarit të thjeshtë, për të cilin askush nuk flet.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: