Komediania e mirënjohur, Ellen DeGeneres, po largohet nga jeta publike.

Ajo ka anuluar disa shfaqje që do t’i mbante në kuadër të turneut në SHBA.

DeGeneres i ka thënë publikut se “kam përfunduar së qeni në syrin publik”, shkruan Forbes.

Kjo deklaratë e saj vjen dy vjet pasi emisioni i saj u anulua kur punonjësit deklaruan se ajo sillet keq me ta.

DeGeneres papritur ka anuluar katër shfaqje, në Chicago, San Francisco, Seattle dhe Dallas, duke u thënë të pranishmëve se “kjo është hera e fundit që do të më shihni”.

Komediania ka lansuar turneun aktual duke e emëruar “Stand Up-i i fundit i Ellenit” ndërkohë që është duke planifikuar të bëjë një komedi speciale që do të shfaqet në platformën transmetuese Netflix.

“Më përzunë nga showbizi sepse u tregova e pasjellshme me stafin tim. Pas speciales në Netflix, do ta mbaroj”, ka thënë DeGeneres gjatë shfaqjes në Santa Rosa të Kalifornisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb