Televizioni Publik Itaian, RAI, ka mbajtur menjëherë qëndrim ndaj Fulvio Kolovatit, ish-lojtarit të Interit, Xhenoas e Milanit dhe kampion bote me Italinë në vitin 1982.

Kolovati u vu në qendër të polemikave pas komenteve të tij për femrat në futboll dhe taktikën gjatë emisionit “Quelli che il calcio”. “Kur dëgjoj një femër që flet për taktikë, më trazohet stomaku”, u shpreh Kolovati, teksa nuk mjaftuan as përpjekjet e Katerinas, gruas së tij, për të sqaruar nëpërmjet Tëitter-it dhe as ndjesa e ish-kampionit të botës.

Whatsapp Image 2019 02 19 At 18.21.37
Whatsapp Image 2019 02 19 At 18.21.37

“Nuk ishte qëllimi im të ofendoja njeri, kush më njeh e di sesa e respektoj universin femëror”, ka thënë Kolovati, por këto gjëra nuk kanë pirë ujë. Kolovati është pezulluar nga RAI deri më 9 mars nga çdo aktivitet, qoftë tv apo radio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb