TIRANE

Këngëtarja e njohur Big Mama, së fundmi u përball me një humbje tragjike në familjen e saj. Babai i saj, Adi, u nda nga jeta për shkak të një sëmundje, duke lënë të pikëlluar kështu familjen dhe të gjithë njerëzit që e njihnin.

Së fundmi, ajo publikoi për fansat në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej teksa shijonte rrezet e diellit, e cila është realizuar në Zanzibar të Tanzanisë. Ndërkohë një nga ndjekëset i ka komentuar Big Mamës, duke e kritikuar për publikimin e një fotografie të tillë, teksa ende është në zi.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk dua të të ofendoj as të ndërhyj në jetën tënde personale, por babai yt ka vetëm pak kohë që ka ndërruar jetë dhe ti poston foto të tilla sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk po të kuptoj ti e di vetë se është babai jot po nuk bëhen këtë gjeste të paktën prit një muaj” – është një nga komentet që i shkruajnë këngëtares në Instagram krahë fotos.

I menjëhershëm duket të ketë qenë reagimi i Big Mamës, e cila në pika të shkurtra ia ka kujtuar ndjekëses se arsyeja e publikimit të kësaj fotografie është kontrata e reklamës teksa për zinë dhe dhimbjen i di ajo vet më shumë se çdokush tjetër.

“Po mendohem të kthej përgjigje por është humbje kohe të harxhoj ato minuta të vlefshme me debila si ty. Por duhet të ta tregoj vendin juve që të mendoheni mire para se të flisni. Unë kam një profesion të tillë, e para ty nuk të dhimbset babai im më shumë se mua, e dyta zinë e mbaj si të dua unë dhe e treta babai im ka qenë një njeri që e donte shumë artin dhe atë dashuri ma ka trashëguar mua. Ai më ka lënë amanet dhe më ka thënë ditën e tretë pas vdekjes sime ti do të vazhdosh do të dalësh në TV do të këndosh dhe do të punosh se publikut nuk i intereson ajo që ti ndien. Por ju nuk do ta kuptoni kurrë këtë gjë. Unë i jam rikthyer punës, angazhimeve 8 ditë pas vdekjes së babai por kot flas se nuk i kupton këto gjëra se rri aty në shtëpinë tënde tërë ditën dhe shikon kujt ti komentosh”- ia kthen këngëtarja komentuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: