Komisari Anton Hasanpapaj, me detyrë Shef i Seksionit për Teknologjinë dhe Përgjimin Ambiental në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër i ka dorëzuar dorëheqjen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi pasi sipas tij një ish-punonjës i sigurimit të shtetit, e penalizmi me uljen në gradë.

Në letrën e tij, komisari i kërkon Didit të pranojë dorëheqjen e tij nga uniformat blu, duke shpjeguar edhe arsyet. Komisari thotë se është ulur në gradë për shkak se nuk ka dhënë informacion për pagesën e faturave të energjisë elektrike, ndërkohë që në letrën prej 2 faqesh ai sqaron se është në një shtëpi me qira në Shkodër dhe ka lidhur një kontratë me qiradhënësin. “…i jam drejtuar me një ankesë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ku i kam sqaruar se në lidhje me masën e marrë kam komunikuar me zv.drejtorin dhe drejtorin e Qarkut duke sqaruar pozicionin tim siç shpjegova më sipër si dhe duke i vënë në dijeni se mes meje dhe z. Qamil Lluka ka një konflikt personal i cili pasqyrohet në shfrytëzimin e çdo mundësie nga ana e tij për të më dëmtuar qoftë edhe vetëm karrierën”, shkruan komisari.

Duke iu referuar konfliktit personal me Llukën, Hasanpapaj vijon më tej në letrën e tij “konflikti me z. Qamil Lluka dhe familjes sime ka zanafillën në vitin 1979 pasi ky person ka qenë një nga punonjësit e policisë që ka arrestuar babain tim Ibrahim Hasanpapaj me akuzën e agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, por nuk di asnjë hollësi që të shpjegojë agresivitetin e tij kundrejt mej…”, shkruhet në letrën e komisarit.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: