TIRANE

Konferenca e Kryetarëve refuzon të miratojë kerkesen e PD per nje komision te ri  hetimor parlamentar per trafikun dhe kultivimin e drogërave. Burime për ‘BalkanWeb” pohuan se PS ka rrëzuar kërkesën për një komision të ri hetimor, duket kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me kërkesën e demokratëve.

Po sipas të njëjtave burime, kreu i grupit parlamentar të PD është shprehur se vendimi po zvarritet ashtu si në komisionin e parë.

“Nuk ju ka mjaftuar koha nga data 1 shkurt kur është depozituar kërkesa” – mësohet të jetë shprehur Spaho me mbledhjen e konferencës së kryetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb