KOSOVË- Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i Bashkimit Europian, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se shumë shpejtë do të ketë një lajm të mirë sa i përket liberalizmit të vizave për kosovarët. Ai ka thënë se është optimist në këtë proces, dhe se rruga nuk është larg.

“Vetëm me rezultate të vërteta, në luftimin e korrupsionit të lartë, dhe parandalimin e krizave aktuale të migrimit do të mundohem që vetë ti afrohem kësaj çështje dhe t’u ndihmojmë qytetarëve të Kosovës, që të udhëtojnë pa viza. Llogaris në qeverinë tuaj për reformat dhe dedikimin tuaj që ta ktheni Kosovën në një vend me prosperitet. Jam shumë optimist për marrëdhëniet tona të ardhshme, dhe nuk është e largët dita kur do të jemi në pozitë që ta shpallim këtë”, është shprehur Avramopoulos.

Gjatë një konference për media pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, dhe ministrin e Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, Avramopoulos, ka folur edhe për migrimin e qytetarëve, ku është shprehur i kënaqur me rënien e numrit të tyre.

Avramopoulos, ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet të përkushtohet për sundim të ligjit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb