TIRANE– Ashtu siç pritej, komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn pritet të vizitojë nesër Tiranën.

Gazetarja Marsela Karapanco raporton për ‘BalkanWeb’ se zyrtari i lartë i BE do të qëndrojë për pak orë në kryeqytet dhe më pas do të largohet. Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë Hahn do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp, Rama paralajmëroi vizitën e komisionerit Hahn në Tiranë lidhur me çështjen e integrimit dhe sfidat që e presin Shqipërinë për çeljen e negociatave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: