TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič i cili vjen në Tiranë për të ndihmuar për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit.

Komisioneri i BE-së, Lenarčič tha se prania e tij në Shqipëri është për të treguar solidaritet dhe mbështetje duke premtuar një angazhim të fortë e solid për të bërë gjithçka për të kaluar këtë situatë të vështirë.

“Prania ime tregon solidaritet. Synimi është që Shqipëria të mos ndjehet se këtë situatë do e kalojë vetëm. Kemi një angazhim të fortë e solid për të bërë gjithçka që është e mundur në këtë situatë të vështirë”, deklaroi komisioneri europian.
Ndërkohë kujtojmë se Komisioni Europian ka akorduar 15 milionë euro si ndihmë e parë për emergjencën që po kalon Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb